Bullgari-Vatikan, lufta për ambasadorin homoseksual dhe mbrojtjen e Zotit

713
Sigal

Ndërmjet qeverise bullgare dhe Vatikanit ka ditë që ka shpërthyer një luftë e fortë institucionesh. Kthim-moskthim ambasadori për në selinë e Shenjtë të katolicizmit botëror. Dhe nuk është vetëm shtypi perëndimor që e ka publikuar këtë fakt, por dhe vet “kompetentët”qeveritarë të Ministrisë së Jashtme bullgare dhe ata të selisë së shenjtë. Rasti, së pari, është bërë prezent nga media bullgare dhe më pas edhe nga më e madhja italiane La Repubblica (e hënë 6 gusht 2012, fq.19) që nga thellësitë e zyrave të Ministrisë së Jashtme bullgare dhe zyrave “pranuese” të Vatikanit, kanë publikuar faktin në fjalë. Natyrisht edhe vet Papa Benedeto i VI, është pas këtij kundërshtimi të fortë që edhe pse dukshëm nuk ka shfaqur deklarime. Papa mendohet se nuk do ta pranojë ambasador në Vatikan të emëruarin prej qeverisë bullgare Kiril Maritchkov ndaj dhe mospranimi mund të vazhdojë. Në të njëjtat kundërshti, por që Kiril duhet pranuar  është edhe ministri i Jashtëm bullgar, i cili ka mbështetje të vet kryeministrit dhe qeverisë.”Mur më mur,” shkruan shtypi, “është përplasja që ka shumë mundësi të zgjerohet dhe më tej”, me siguri sepse prapa këtij kundërshtimi të ashpër rrinë qëndrimet e shpallura dhe statike të Vatikanit, për kundërshti të homoseksualeve dhe, nga ana tjetër, dhe jo vetëm në Bullgari,- por në gjithë zonën me burra të ashpër ballkanikë, -rrinë qeveri brenda dhe jashtë BE, ku ka në shumicë ministra Gay, bile edhe aktualë kryeministra ish komunistë që transformimin e tyre të thellë politik e kanë bërë edhe në shijet dhe mënyrën private të të jetuarit,duke dalë kundër Vatikanit me organizime paradash në kryeqytetet e tyre të varfra. Si ka shkruar më parë shtypi perëndimor, por edhe gazeta shqiptare Telegraf, në Kroaci që në muajin maj të këtij viti janë fotografuar politikanë e deputetë të qeverive te Bullgarisë, Shqipërisë, Rumanisë, Serbisë e Kosovës që me makinat e shtetit dhe ndofta dhe shpenzimet shtetërore organizojnë Sumite qeveritare të përbashkëta rajonale që nisin e përfundojnë me nudizëm të plotë të ministrave, ministreve dhe deputetëve qeveritare të të gjithë rajonit më të prapambetur të Evropës. Natyrisht kryeministrat aktualë ballkanikë nuk i publikojnë Sumitet e tyre për zgjedhësit, por kjo nuk ka penguar aspak gazetarët e paparacët t’i kapin e fotografojnë, si në këtë foto shtypi që paraqesim duke thelluar edhe një hap më tej publikimin e plotë të cilin tashmë preferojmë të mos e publikojmë të plotë me emra qeveritarësh e deputetë ballkanikë,për respekt të familjeve të tyre…Kështu,me rastin e ambasadorit Kirilo për në Vatikan është qeveria bullgare që “pasi u ekspozua dhe pushtoi  plazhet nudiste të Kroacisë, kërkon të pushtojë tashmë edhe Vatikanin. Paralelizmi duket i drejtë kur lexon se Vatikani nuk e pranon ballkanikun Kiril Maritchov sepse është autor i një historie me gay. Por si ndodh pothuaj me të gjitha qeveritë aktuale pseudodemokratike ballkanike, me rrënjë stalinizmi, që janë të parat në shkatërrimin e vlerave ekonomike e kulturore, ato janë të parat në tendenca “novatorizmi” duke kërkuar e ushtruar dukje, madhështi dhe publicitet qeveritar skandaloz. E tillë shfaqet me Kiril në Vatikan qeveria bullgare. Po kush është Kiril, në të vërtetë, dhe pse ka kokëfortësi ballkanike për të hyrë një njeri i tillë në Vatikan duke ndezur “luftë” tremujore mes Vatikanit dhe Sofies? Kiril Maritchkov është jurist dhe shkrimtar. Është 39 vjeç dhe është diplomuar në dy universitete italiane (jurisprudencë-shkenca politike) studiues i shkencave gjeopolitike me një vëmendje të veçantë për vendet ballkanike dhe ato lindore, pas rënies se Murit të Berlinit. Njeh pesë gjuhë të huaja (përveç bullgarishtes flet italisht dhe njeh mirë rusishten, anglishten dhe spanjishten).Është i martuar me një qytetare italiane, baba i dy fëmijëve. Profil ideal për një ambasador që të paraqesë Bullgarinë në Vatikan. Por legalisht është treguar kundër tij sekretaria e Vatikanit. Ja dhe shkresa me motivin e mospranimit:”Kiril Maritchkov autor i një historie gay! “Në të vërtetë Kiril ka shkruar një roman best -seller në vendin e tij dhe tashmë përkthyer edhe në Itali.”Clandestination”, titullohet romani, edituar nga shtëpia botuese “Cooper”. Romani tregon mbi jetën dhe kushtet e emigrantëve në Itali, në të cilën, midis të tjerave, tregohet edhe për një raport homoseksual me pagesë, midis një të riu klandestin nga vendet lindore dhe një burri të takuar ne Romë. Një histori e papëlqyeshme dhe jashtë kodit gjenetik të ripërtëritjes së jetës, sipas Vatikanit i cili menjëherë e ka “ndëshkuar” shkrimtarin bullgar. Marrëdhëniet mes shtetit ballkanik dhe Vatikanit janë rënduar së tepërmi dhe përplasja Mur kundër Murit ka shpërthyer dyert e ftohta të të dy vendeve duke e rikthyer situatën në kohën e së ashtuquajturës pista bullgare,rrëzuar nga hetuesit italianë që hetuan pistat e atentatit kundër Papës Giovani Paolo II, më 13 maj 1981. Në këtë hetim, siç dihet,u shfaq emri i Sergei Antonov si i inkriminuar;-drejtues në Romë i kompanisë ajrore Ballkan Air,-(vdekur më 2007)i cili ishte shfaqur si bashkëpunëtor nga atentatori i Papës, turku Ali Akca, por që në fund u pafajësua për mungesë provash të drejtpërdrejta. Në të vërtetë mospranimi ambasador në Vatikan i Kiril Maritchkov, përveç faktit shtetëror e diplomatik midis dy vendeve, hap edhe një precedencë botërore për letërsinë dhe të drejtën e parevokueshme të shkrimtarit. Në Vatikan dihet tashmë kërkohen njerëz jo vetëm të mos kenë kryer akte të shpërfytyrimit seksual natyror, biologjik, por as të mos shkruajnë e flasin kundër qëndrimeve të Vatikanit në këtë çështje. Një ambasador si Kirilo në Vatikan për sekretarinë e këtij shteti të vogël, jo vetëm është i papranueshëm, por me siguri edhe rrjedhojë e Sumitëve nudiste që gjithë qeveritë e popujve të Ballkanit bëjnë fshehtas në plazhet e Kroacisë. Në një relacion të nuncio apostoliko (ambasador i Papës) në Bullgari, veskovi, Janusz Bolonek,-që si çdo i besuar i Papës është i detyruar të dërgojë në Sekretarinë e shtetit të Vatikanit, mendimin e tij për ambasadorin që propozohet -i drejtohet faqeve të librit të inkriminuar në të cilin protagonisti ka prostituuar me një tjetër burrë. Faqe të tëra informacionesh vijnë në Vatikan edhe për qeveritarë të Bullgarisë,  Shqipërisë, Serbisë e Rumanisë, që plazhet e Kroacisë i kanë kthyer në vende të fshehta të nudizmit ku deputetë e deputete, qeveritarë e nëpunës të lartë të këtyre shteteve me popullsi tmerrësisht të varfra, shpenzojnë për nudizmin e tyre shuma marramendëse, nën vështrimin e ngrirë,me siguri, edhe të vet Zotit që i vështron nga qielli. Pavarësisht se libri i ambasadorit të Bullgarisë në Vatikan ka korrur sukses të jashtëzakonshëm dhe është titulluar dhe libri më mirë i vitit,autori i tij është bojkotuar dhe vështirë të fillojë detyrën në Selinë e Shenjtë!Kjo ka bërë që edhe shtypi të përfshihet në duele duke mbrojtur e sharë ambasadorin ende jo ambasador. Interesant është dhe fakti që kryeministra ballkanikë ndërsa ulen e përulën ndër këmbët e Papës (gjer dje mbyllen kishat dhe frenuan edhe krishterimin) nuk ngurrojnë të bëjnë edhe vet propagandë për lirinë e njeriut dhe vetes, për të qenë homoseksualë dhe dalin në parada vetë,të maskuar apo duke prirë qeveritaret e tyre me maska,s i në Sofje, Tiranë, Beograd dhe Bukuresht. Burime sekrete nga Vatikani bëjnë të ditur se vetëm në Tiranë, kohë më parë janë plagosur, nga gurët e hedhur prej qytetarëve, dy ministra dhe një zëvendëskryeministër, “ndërsa një zëvendës ministër në Ministrinë e Mbrojtjes, ka nxitur qytetaret kundërshtarë të homoseksualëve të rrëmbejnë hunjtë në një paradë të dështuar homoseksualësh!” Përleshje kanë ndodhur edhe në Beograd dhe Bukuresht, shkruajnë agjentët sekretë dhe ambasadorët tanë, bën të ditur anonimi në Vatikan. A do të lejohet ballkanasi homoseksual Kiril Miritchkol të kryej detyrën e ambasadorit në Vatikan? shtrojnë pyetjen analistët. Nëse po, plazhet e qeveritarëve nudistë në Kroaci do kenë dyndje qeveritarësh, deputetësh e nëpunësish shtetërorë, nëse jo, Vatikani vazhdon ende mbretërimin e Zotit në tokë!

*Për “Telegraf”, nga Italia