Sigal

Qindra njerez u mblodhën në katedralen Sveta Troisa për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares së njohur bullgare Viktoria Marinova, e cila u vra më 6 tetor. Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm Bullgarinë, por edhe komunitetin gazetaresk në të gjithë botën të cilët e kanë dënuar ashpër këtë akt.

Përpara se të vritej, 30-vjeçarja e cila drejtonte një emision investigativ ishte përdhunuar bëri të ditur mjekësia ligjore. Marinova ishte nënë një vajze shtatë vjeçare dhe njerëzit që e njihnin folën për vendosmërinë e saj për t’i shkuar deri ne fund një lajmi.

I dyshuari për vrasjen Severin Krasimirov, i cili u arrestua në Gjermani, ka pohuar pjesërisht fajin e tij, njoftuan nga Prokuroria në qytetin Cele, ku gjendet ai. Prokuroria kërkon ekstradimin e Krasimirovit dhe ai ka rënë dakord për zhvillimin e procedurës së përshpejtuar të dërgimit të tij në Bullgari.