Bugajski: Nevojitet strategji urgjente e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor

98
“Për të parandaluar radikalizmin politik dhe polarizimin etnik që mund të ndezë konfliktet e armatosura, nevojitet urgjentisht një strategji më e fuqishme për Ballkanin Perëndimor të udhëhequr nga Uashingtoni”, deklaroi Janusz Bugajski, anëtar i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC në artikullin e tij për revistën ‘Europe’s Edge’.
Bugajski theksoi se Ballkani po kthehet në ekranin e radarëve të Amerikës si kërcënime ndaj stabilitetit rajonal dhe integritetit evropian, shkruan KP.
“Për të parandaluar një spirale të rrezikshme të përshkallëzimit, Uashingtoni duhet të ndjekë një strategji më të fuqishme për të ndihmuar në sigurimin e shteteve të mbetura brenda institucioneve perëndimore dhe për të kufizuar përmbysjen e përhapur të Rusisë”, thekson ai.
Bugajski vuri në dukje se kohët e fundit, rajoni ka dëshmuar disa zhvillime, të tilla si “përpjekja e grusht shtetit të drejtuar nga Moska në Malin e Zi, krijimi i një force paramilitare të trajnuar nga Rusia në Bosnje-Hercegovinë dhe vrasja e një politikani të moderuar serb në Kosovë”.
Përveç përpjekjes së grusht-shtetit në Mal të Zi, krijimi i një forme paramilitare ‘Srpski Ponos’ në Bosnjë dhe Hercegovinë, Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, Serbi, Bugajski tha se një goditje tjetër ndaj stabilitetit rajonal ishte vrasja e Oliver Ivanoviqit.
Ai vuri në dukej se nga kjo përfitojnë qartë “politikanët që duan që bisedimet Beograd-Prishtinë të dështojnë”, duke shtuar se delegacioni serb u tërhoq nga diskutimet pas lajmit për vrasjen.
Këto paqëndrueshmëri rajonale kërkojnë më shumë vëmendje nga SHBA, dhe Bugajski tha se një iniciativë e tillë duhet të bazohet në tre shtylla: kundërsubverzionin, sigurinë kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.