Brukseli nën masa të rrepta sigurie, kërkohet terroristi Salah Abdeslam

428
Autoritetet belge janë ende në kërkim të terroristit Salah Abdeslam, i cili është i fundit i mbijetuar nga personat që sulmuan Parisin. Brukseli ndodhet në masa të rrepta sigurie, teksa hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar vendndodhjen e tij. Deri më tani janë marrë në pyetje shumë persona të afërt të xhihadistit. Një prej miqve të tij, mësohet të ketë thënë se kishte komunikuar në Skype së fundmi me Salah, ku ky i fundit i kishte komunikuar se po përpiqej që të udhëtonte drejt Sirisë.

Ndërkohë, personi që bëri të mundur transportin e tij në Belgjikë pas sulmeve, është shprehur se terroristi mbante të veshur një xhup mjaft të madh, dhe egziston mundësia që nën të të fshihej një jelek kamikaz. Ndërkohë avokati i Salah, në një prononcim për mediat u shpreh se klienti i tij mund të ketë planifikuar të hedhë veten në erë pas sulmit, dhe ka ndryshuar mendim gjatë momenteve të fundit. Në Bruksel masat e sigurisë janë tepër të larta, teksa transporti publik është pezulluar përkohësisht. Në rrugët e qytetit patrrullojnë forca policore dhe ushtarake, teksa vihet re një lëvizje e kufizuar e njerëzve.
Sigal