Bruksel, Vuçiç: Bisedime me Kosovën shumë të vështira

503
Përfaqësuesja e lartë BE, Frederica Mogherini ka bërë bashkë dy kryeministrat, atë të Kosovës dhe atë të Serbisë.
Mediat kosovare shkruajnë se gjatë një pauze pas fillimit të dialogut mes delegacionit kosovar dhe atij serb, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka folur për median serbe RTS duke thënë se bisedimet janë shumë të vështira, por, sipas tij, çfarëdo marrëveshje që arrihet sonte është mirë, pasi kjo do të thotë se procesi është zhbllokuar.
Sipas tij, qëllim kryesor i Serbisë është se si të arrihet një marrëveshje për vazhdimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
“Me rëndësi është që të fillojmë punën mbi statusin e Asociacionit dhe gjithçka që është e nevojshme që ai të formohet”, ka thënë Vuçiç.
Sigal