Bruksel, vazhdon takimi i liderëve maqedonas për zgjedhjet e parakohshme

504
Ka nisur që në mesditë takimi i katër liderëve kryesorë politikë të Maqedonisë me eurokomisionerin për zgjerim, Johanes Hahn, ndërsa palët ende nuk kanë dalë me një qëndrim të përbashkët. Me shpresën se kjo do të ishte një ditë e mirë për Maqedoninë, Hahn mikpriti në Bruksel kryeministrin Nikolla Gruevski, liderin e opozitës, Zoran Zaev, si dhe dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Sipas informacioneve që vijnë nga Brukseli, pas marrëveshjes parimore të arritur në Shkup për zgjedhje të parakohëshme brenda prillit të vitit të ardhshëm, tema kryesore e bisedimeve është struktura e qeverisë që do t’i organizojë këto zgjedhje.
Opozita kërkon që Gruevski të lërë postin e kryeminsitrit, ndërsa vetë të marrë disa ministri, atë të brendshme dhe të financave.
Sigal