Bruksel, ushtria qëllon një burrë me eksploziv në brez në stacionin qendror

486
Një burrë ka shkaktuar një shpërthim të vogël në stacionin qendror të Brukselit, i tha BBC-së, një zëdhënës i policisë federale belge.

Njeriu u qëllua nga ushtarët brenda stacionit dhe askush tjetër nuk besohet të jetë i plagosur.

Policia thotë se situata është nën kontroll. Stacioni dhe “Grand Place” e qytetit u evakuuan.

Sipas gazetës belge “La Libre”, duke cituar prokurorët, njeriu që u qëllua kishte veshur një çantë shpine dhe një brez bombë.

Ai ka shpërthyer një pajisje kur tërhoqi vëmendjen e ushtarëve në stacion.

Stacioni Qendror i Brukselit është një nga tre terminalet kryesore në Bruksel.

Në mars të vitit 2016, 32 persona vdiqën gjatë sulmeve në Bruksel, të cilat u morën përsipër nga Shtetit Islamik (IS).
Sigal