Bruksel, Schepmans: Kisha dijeni për terroristët e Parisit, çfarë të bëja, nuk është puna ime

461
“New York Times” ka zbuluar se një muaj përpara sulmeve terroriste në Paris, kryetarja e Bashkisë së Molenbeek, në Bruksel, e njohur si strehë e xhihadistëve, kishte marrë një listë me rreth 80 persona të dyshuar si militantë islamikë. Mësohet se kryebashkiakja, Françoise Schepmans kishte në tryezë listën me emrat e terroristëve, mes të cilëve ishin edhe emrat e ideatorit të sulmeve në Paris Abdelhamid Abaud dhe dy vëllezërve Salah dhe Brahim Abdeslam.

Kryebashkiakja Schepmans tha se nuk është puna e saj për të ndjekur terroristët e dyshuar. “Çfarë kam menduar për të bërë me ta? Kjo nuk është puna ime për të ndjekur terroristët e dyshuar. Kjo është përgjegjësi e policisë federale”,- tha Schepmans. Franca ka kritikuar Shërbimet Inteligjente Belge, pasi nuk shpërndanë informacione mbi anëtarët e celulës.
Sigal