Bruksel, plagosen 3 policë gjatë operacionit antiterrorizëm

538
Sigal

Zyrtarë të policisë në Bruksel kanë bërë të ditur se 3 prej oficerëve të tyre kanë plagosur lehtë, pasi është qëlluar në drejtim të tyre gjatë një operacioni antiterror të zhvilluar gjatë pasdites së kësaj të marte. Zyrtari, i cili nuk mund të identifikohet për shkak se operacioni është ende në vijim, tha se rrethanat e sakta të incidentit janë ende të paqarta. Ashtu sikurse nuk dihet me saktësi nëse policët janë plagosur prej plumbave apo në ndonjë tjetër mënyrë. Mediat vendase kanë raportuar se mësymja antiterror ka ndodhur në lagjen Forest, që ndodhet shumë pranë lagjes së famshme tashmë të Molenmbeekut, strehë e shumë prej personave të përfshirë në sulmet e 13 nëntorit të vitit të kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.