Bruksel: Përgatitet raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd

479
Nga fundi i janarit do të mbahet raundi i radhës i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë, po edhe pse nga Brukselli zyrtar nuk është konfirmuar ende takimi, përgatitjet kanë filluar.
“Raundi i ri i dialogut do të mbahet në fund të janarit. Përgatitjet janë në zhvillim e sipër”, i ka deklaruar agjencisë beogradase Tanjug Maja Koçijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini.
Koçijançiç ka shtuar se momentalisht po punohet për rendin e ditës të këtij takimi, por nuk ka mundur të tregojë detaje rreth përgatitjeve dhe temave që do të bisedohen në takim.
Sigal