Bruksel, Cipras s’pranon asnjë kusht, Eurogroup: Greqia të mbledhë mendjen

440
Sigal

Greqia nuk ka rënë dakord sot me vendet e Eurozonës dhe nuk ka pranuar asnjë propozim të tyre për marrëveshjet që janë në fuqi ndërmjet palëve. Ministri holandez i Financave, Dijsselbloem, pas bisedimeve në Bruksel, deklaroi para mediave se “reagimi i Eurogrupit” ka qenë zhgënjyes për këto bisedime” dhe se “Greqia duhet ta mbledhë mendjen”. E mira do të ishte që ajo të kërkonte një zgjatje të programit për të fituar kohë. Gjithsesi, tani lëvizja e radhës i takon palës greke, tha ai. Ministri tha se me delegacionin e qeverisë së re të Greqisë folëm për rolin ndërkombëtar të euros. Euro vazhdon të jetë një monedhë e rëndësishme shkëmbimi, njëkohësisht shumë firma përballen me kosto shtesë kur shkëmbejnë euro dhe ne do ta shikojmë më me kujdes për të tejkaluar problemet në shkëmbimet tregtare. Por, siç e dini, nuk ramë dakord për mënyrën si duhet të ecim përpara po ramë dakord me z. Cipras për të nisur punën teknike. Parashikohet të biem dakord deri në 70% dhe të shohim masat që duhen rimarrë.  Sot, siç u raportua nga institucionet europiane, nga bisedimet të premten dhe të shtunën, reagimi i Eurogrupit ka qenë zhgënjyes, zhgënjyes, se nuk ka marrëveshje të përbashkët sesi mund të duket programi dhe çfarë mund të këtë në program me qeverinë e re. Kemi folur me qeverinë e re për të parë nëse mund të gjejmë rregullime në program por s’ia kemi arritur. Patëm debate për hapat që duhet ndjekur dhe ndjesia e përgjithshme është që autoritet greke të kërkojnë një zgjatje të programit. Më e mira është ta zgjasin programin aktual, në mënyrë që ne të punojmë për rregullimet e së ardhmes. Kjo do na lejonte ne të përdornim fleksibilitetin normal në një program,” – theksoi ai.