Bruksel, 25 vende të BE marrin vendim formal, krijojnë një bashkëpunim ushtarak historik

163
Sot u mor një vendim formal nga 25 vende anëtare të Bashkimit Evropian për të krijuar një rrjet të ri bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri, duke hedhur themelet për një Bashkim Evropian të Mbrojtjes.
Ky vendim i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini e quajti historik, mundëson një bashkëpunim më të ngushtë dhe rritje të nivelit ushtarak në nvel BE-je.
Ky bashkëpunim synon gjithashtu bëjë Evropën më pak të varur nga SHBA-ja për nevojat e veta të sigurisë.
Pjesëmarrja në të ashtuquajturin “Permanent Structured Cooperation” (PESCO) është vullnetare për 28 vendet anëtare të BE-së, por vetëm Danimarka, Malta dhe Britania e Madhe kanë qëndruar jashtë kësaj marrëveshje.
Ky bashkëpunim do të fillojë me 17 projekte konkrete, të cilët përfshijnë krijimin e njësive mjekësore, një qendër logjistike, një qendër për misione trajnimi si dhe zhvillimin standardeve të përbashkëta për komunikimet radio ushtarake.