Britanikët mund të votojnë sërish për Brexit

558
Votuesit britanikë, sipas Michael Gove, mund t’i përdorin zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme për të thënë fjalën e tyre të fundit mbi një marrëveshje përfundimtare për Brexit.
Sekretari i Mjedisit vlerësoi “këmbënguljen dhe aftësinë” e Kryeministres Theresa May për të siguruar një marrëveshje të minutës së fundit duke i dhënë fund kështu një maratone negociatash të mundimshme të premten.
Por, në një letër dërguar Daily Telegraph, ministri theksoi se nëse britanikëve nuk u pëlqen ky pakt, atëherë fare mirë mund ta ndryshojnë. Raportimet në media tregojnë se kabineti qeveritar do të mblidhet më 19 dhjetor për të diskutuar përmbylljen e planeve të shkëputjes nga Bashkimi Europian dhe kjo vetëm dy ditë përpara se Parlamenti të marrë pushimet dyjavore të Krishtlindjeve.
Britania dhe Bashkimi Europian njoftuan një ditë më parë kapërcimin e ngërçit, duke bërë një përparim të ndjeshëm mbi kushtet e Brexitit. Çështja e kufirit irlandez dhe të drejtat e shtetasve britanikë që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian kishin bllokuar prej një kohe të gjatë negociatat mes Londrës dhe Brukselit, megjithatë arritën ta merrnin një zgjidhje.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker sqaroi se nga ky moment, bisedimet do të përqëndrohen tek çështjet tregtare. Në takimin e ardhshëm në Bruksel, krerët e bllokut pritet të miratojnë marrëveshjen mbi kushtet financiare të Britanisë, statusin e kufirit irlandez dhe të drejtat e qytetarëve të prekur nga Brexit.
Sigal