Britania jashtë BE-së, Cameron jep dorëheqjen

515
Sigal

David Cameron ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas votës historike të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian. Cameron tha se e pranon verdiktin e referendumit. Me në krah bashkëshorten Samantha, David Cameron tha se ishte krenar që kishte shërbyer si kryeministër për gjashtë vitet e fundit, por shtoi se “vullneti i britanikëve duhet të respektohet”. Gjithsesi, edhe pse Cameron tha se largimi nga BE-ja nuk ishte rruga që i pëlqente, ai shtoi se është i sigurtë që Britania mund të mbijetojë jashtë BE-së”. “E dua shumë këtë vend dhe ndihem i nderuar që i kam shërbyer”, tha Cameron me zërin e dridhur.