Britania e Madhe nuk do të njohë pavarësinë e Katalonjës

480
Britania e Madhe nuk do ta njohë vendimin e Parlamentit të Katalonjës që sot shpalli pavarësinë nga Spanja.
Zëdhënësi zyrtar i Kryeministres Theresa May deklaroi se shpallja e pavarësisë është bazuar në një votim referendimi të paligjshëm, pasi u ndalua nga gjykata spanjolle.
“Britania e Madhe nuk e pranon dhe nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë të bërë nga parlamenti rajonal katalan. Ne kërkojmë të shohim se sundimi i ligjit zbatohet, kushtetuta spanjolle respektohet dhe bashkësia spanjolle të ruhet”, tha zëdhënësi i Kryeministres britanike.
Pasi shpalli pavarësinë zyrtarisht gjatë ditës së sotme, Parlamenti i Spanjës miratoi nenin që nënkupton sundim direkt mbi rajonin e Katalonjës.
Sigal