Britania e Madhe celebron 800 vjetorin e Magna Carta-s

440
Mbretëresha Elizabetë, përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Bashkuar dhe politikanë u mblodhën në brigjet e lumit Thames për të përkujtuar nënshkrimin e Magna Carta 800 vjet më parë.
Një delegacion i posaçëm amerikan, përfshirë prokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Loretta Lynch, shënuan përvjetorin me një ceremoni përkujtimore në shoqatën e avokatëve amerikanë në Runnymede.
Në vitin 1215 në Runnymede mbreti John nënshkroi Kartën Magna, e cila në latinisht do të thotë kartë e madhe, pas një kryengritje nga banorët vendas. Karta frenoi kompetencat e mbretërisë dhe hodhi themelet për liritë moderne.
Ishte hapi i parë i formimit të lirive kushtetuese në Britani dhe gjithashtu baza e të drejtave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, baza e deklaratës së pavarësisë amerikane dhe gjithashtu themel i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Kryemisnitri britanik David Kameron me këtë rast shprehet: “Magna Carta është diçka për të cilën çdo person në Britani duhet të ndihet krenar. Kopjet e saj mund të jenë venitur, por parimet e saj shkëlqejnë më shumë se kurrë”.
Mbretëresha Elizabetë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Filip, vajza Anne dhe princi William, zbuloi një pllakë përkujtimore me këtë rast.
Sigal