Britania do të mbrojë Europën edhe pas Brexit

230
Theresa May premtoi mbështetje të pakushtëzuar ndaj mbrojtjes europiane pas Brexit, ndërsa përfundonte inspektimin e 800 trupave britanike në Estoni.
Gjatë vizitës së përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, shefja e ekzekutivit britanik u shpreh se kërcënimet që nisin nga Rusia dhe ekstremizmi, për të mbërritur deri tek sulmet kibernetike, e kanë kthyer sigurinë e BE-së në një çështje jetësore dhe Londra, sipas saj, do të ofrojë ndihmesën e vet.
“Kjo është një shenjë shumë e qartë e angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar ndaj NATO-s dhe sigurisë europiane. Duke biseduar me trupat këtu, dëgjova sesa mirë janë përshtatur me kolegët e tyre nga Estonia dhe Danimarka, duke bashkëpunuar plotësisht e duke dëshmuar kështu vendosmërinë e palëkundur të Aleancës për mbrojtjen e Europës” – tha May.