Britania dhe BE pranë mbylljes së marrëveshjes së Brexit mbi financat

407
Sigal

Një marrëveshje që i jep Londrës, qendrës më të madhe të financave ndërkombëtare në botë, qasjen bazë në tregjet financiare të Bashkimit Europian pas Brexit është pothuasje gati, tha një zyrtar britanik.

Një marrëveshje e tillë do ti japë Mbretërisë së Bashkuar të njëjtin nivel aksesi në BE, të ngjashme me firmat e mëdha amerikane dhe japoneze.

“Ne po bëjmë progres,”-tha zyrtari për Reuters.

Ai shtoi se marrëveshja mbi shërbimet financiare do të bazohet rreth sistemit ekzistues të “ekuivalencës” së BE, shumë larg nga qasja e thellë dhe preferenciale e tregut post-Brexit që shumë kanë shpresuar.

Një tjetër zyrtar britanik, po ashtu duke folur në kushtet e anonimitetit, tha se, ndërsa ka pasur përparim, asgjë nuk është finalizuar ende.

Marrëveshja e shërbimeve financiare ishte pjesë e marrëveshjes së përgjithshme të Brexit që Kryeministri Theresa May shpreson të arrijë deri në fund të vitit, njoftoi zyrtari i dytë.

Ministri britanik i Brexit u shpreh se është bërë përparim në arritjen e një marrëveshjeje për shërbime financiare, ndërkohë që Komisioni Evropian nuk ka dhënë asnjë koment të menjëhershëm