Britania dërgon anijen e luftës në Gjirin Persik pas tensioneve me Iranin

148

Sipas të dhënave britanike, ‘HMS Montrose’ të enjten arriti të zmbraps një sulm të motobarkave iraniane ndaj një anije çisternë britanike, gjë që Irani e hodhi poshtë.

Britania e Madhe ka deklaruar se ditën e enjte një çisternë britanike në Gjirin Persik u sulmua nga disa motobarka iraniane. Kështu që për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave qeveria britanike ka dërguar anijen e luftës ‘HMS Duncan’ të fregatës të dislokuar në Gjirin Persik ‘HMS Montrose’.

Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ka deklaruar se Britania e Madhe do të shmangë përshkallëzimin e situatës. Sipas tij Britania dhe aleatët e saj nuk duan një konflikt të ri në Gjirin Persik.

Teherani e ka mohuar sulmin ndaj çisternës britanike, ndërkohë që konfiskimi i anijes transportuese iraniane, ka ashpërsuar tonet mes Iranit dhe Britanisë së Madhe. Irani e quajti veprimin e autoriteteve britanike si akt piraterie që do të marrë përgjigjen e merituar.