Britani/ U kap me 1 kg kokainë, 2 vite e 8 muaj burg për shqiptarin

453
Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar nga një gjykatë në Britani për trafik droge me 2 vite e 8 muaj burg. Alban Bruci, u kap me gati 1 kg kokainë me vlerë 50 mijë paund ndërsa po e transportonte me taksi për në Bradford. Shqiptari i transportoi drogën nga Londra për t’ia dorëzuar Shahban Hussain.
Bruci u arrestua më 24 mars të këtij viti, ku e kishte fshehur kokainën një çorape që i mbante poshtë rripit të pantallonave. Gjithashtu u arrestua edhe Hussain, i cili u kap me katër telefona. Me njërin prej tyre i kishte telefonuar 20 herë shqiptari në dy ditët e fundit. Ndërsa pas arrestimit ai i telefonoi pesë herë në shtatë minuta. Ishte Hussain i cili kishte rezervuar taksinë për Brucin që ta dërgonte në vendin ku do të takoheshin.
Sigal