Britani/ Tmerr pranë një shkolle! Gjendet një këmbë njeriu, policia nis hetimet

449
Sigal

Policia ka nisur një hetim pasi një kalimtar që po shëtiste me qenin, zbuloi një këmbë njeriu vetëm disa metra larg një shkolle fillore mëngjesin e sotëm.

Zbulimi i tmerrshëm u bë në një rrugë të ngushtë në një fshat në orën 6.45. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe rrethuan vendkalimin, i cili përdoret çdo ditë nga qindra nxënës.

Detektivët po flasin me fqinjët në fshatin New Waltham, Lincolnshire ne Britani, pasi hetuesit e mjekësisë ligjore po vazhdojnë hetimet.