Britani, refuzohet projektligji për eutanazinë

471
Parlamenti i Britanisë së Madhe ka refuzuar me një shumicë të theksuar votash një ligj të posaçëm, që do t’u jepte të sëmurëve rëndë të drejtën për të vdekur. Pas një debati tepër të ngarkuar mes ligjvënësve britanikë, kundërshtarët e projektligjit paralajmëruan se “miratimi i tij do të ishte njësoj si ta quanin ligjore vrasjen e njerëzve”.
Pas 4 orësh debat dhe përplasjesh, “projektligji për vdekjen e asistuar” është refuzuar me 330 vota kundër dhe 118 pro, ndërkohë që shumica e thjeshtë ishte me 212 vota, duke i dhënë kështu fund një debati që prek disa gjenerata njerëzish. Bazuar në planin e ofruar nga deputeti Rob Marris, të rriturit me mendje të shëndoshë e që nuk mund të kishin më shumë se 6 muaj kohë për të jetuar, mund të siguronin të drejtën për të kërkuar ndihmën mjekësore për t’i dhënë fund para kohe jetës së tyre.
Sigal