Britani/ Policia ndihmon pensionisten e dehur, por aroma e kanabisit e fundos

347
Sigal

Një çift pensionistësh përfunduan në prangat e policisë pasi në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi.

Policët po ndihmonin gruan 65-vjeçare të shkonte në shtëpi sepse ishte në gjendje aq të dehur, sa i rrezikohej shëndeti. Por, kur ata hynë në shtëpinë e saj në Heaton, Newcastle të Britanisë, nuhatën aromën e rëndë të kanabisit.

Ata gjetën një sasi prej 54 bimësh dhe pajisje për rritjen e tyre në papafingon e shtëpisë.

Ata arrestuan gruan dhe një burrë, 69 vjeç, në vendin e ngjarjes.

“Zyrtarët që iu përgjigjën thirrjes fillestare ishin të shqetësuar kryesisht për mirëqenien e gruas që u raportua se bërtiste në rrugë. Përparësia e tyre ishte që ajo të kthehej në shtëpi në mënyrë të sigurt. Pavarësisht nga ajo që njerëzit mendojnë për efektin e kanabisit në shoqëri, ne do të kapim dhe shkatërrojmë çdo fermë që zbulojmë në detyrën tonë”, u shpreh një inspektore e policisë lokale.