Britani, laburistët të vendosur për qëndrimin brenda BE-së

511
Partia Laburiste është e vendosur për qëndrimin e Britanisë së Madhe brenda Bashkimit Evropian duke nxitur një Evropë me vlera të vërteta shoqërore, gjatë fushatës për referendumin mbi qëndrimin e vendit në bashkimin evropian, u shpreh lideri i saj Jeremy Corbyn.
“Partia jonë është e vendosur kundër fenomenit “Brexit” pasi ne besojmë se është platforma më e mirë e mundshme në planin tregtar dhe bashkëpunimin evropian, një fakt i dukshëm në interes të shtetasve britanikë”, deklaroi Corbyn gjatë një fjalimi në Nottingham.
“Por kërkesa jonë i referohet gjithashtu kryerjes së reformave në Evropë”, pohoi ai duke cituar kryesisht të drejtat për punonjësit.
“Ne jemi pro një Evropë të vërtetë sociale gjatë fushatës për referendumin”, sqaroi Jeremy Corbyn, ndërsa qëndrimi euroskeptik ka ndryshuar prej ardhjes së tij në krye të Laboristëve, shtatorin e kaluar.
Sigal