Britani – I mendoi si milionerë, shqiptari vrau çiftin britanik

458
Një shqiptar është shpallur fajtor për vrasjen e një çifti të moshuarish në Angli gjatë tentativës së grabitjes të ndodhur majin e vitit të kaluar.

Ali Qazimaj u shpall fajtor për vrasjen e Peter Stuart, 75 vjeç dhe bashkëshortes së tij Sylvia, 69 vjeç, vitin e kaluar, pasi i kishin thënë se ishin milioner.

75 vjeçari është goditur 9 herë me thikë, më pas trupi i tij është mbështjellë dhe vendosur në një kasolle në Suffolk në lindje të Anglisë

Ndërsa trupi i bashkëshortes së tij nuk është gjetur kurrë edhe vajza e viktimës luti autorin e krimit të tregonte se ku mund të kishte fshehur trupin e nënës së saj. Policia gjeti flokë të saj në makinë e Qazimajt

Në gjyq u zbulua se Qazimaj ish komando e forcave speciale në Shqipëri kishte hyrë në Angli në 1999 si emigrant dhe kishte kërkuar azil me Vital Dapi shtetas shqiptar nga Kosova.

Ai kishte kryer vrasjen e çiftit pasi kishte shumë borxhe për shkak se luante bixhoz dhe duke vrarë ato mendonte se me paratë e çiftit të lante borxhet.

Juria e ka gjetur fajtor për vrasjen e dyfishtë dhe pritet të merret vetëm vendimi për dënimin. Ai rrezikon të dënohet me burg përjetë
Sigal