Britani, humb jetën tragjikisht marinari shqiptar

581

Një marinar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në brigjet e Britanisë së Madhe. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, sipas të cilave viktima është Alfred Ismaili, 32 vjeç nga Durrësi.

Sigal

Shqiptari ishte marinar në një anije mallrash me emrin SMN Explorer, ndërsa trupi i tij u gjet i vdekur në portin Alexandra Dock, në datën 1 shkurt.

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se shqiptari ka dëmtime në gjoks, ndërsa autoritetet dyshojnë se mund të këtë pësuar një aksident brenda anijes ku punonte.

Autoritetet britanike nga ana e tyre kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes, duke bërë që trupi i tij të mos dërgohet ende për t’u prerë në banesën e fundit në Shqipëri.

Kjo ka sjellë irritimin e familjarëve, të cilët kanë bërë apel përmes avokatit duke thënë se pikëllimi i tyre po shtohet në pritje që trupi i pajetë të mbërrijë në Shqipëri.

Por edhe pse kanë kaluar mbi dy javë nga ngjarja e rëndë, trupi i shqiptarit do t’i dorëzohet familjes vetëm pas mbylljes së hetimeve.