Britani: Emigrantët janë gati të rrezikojnë edhe jetën për tokën e premtuar

467
Britania nuk do të jetë parajsë për emigrantët, ka paralajmëruar kryeministri britanik, Devid Kameron, një ditë pasi rreth 2000 vetë u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të kalonin tunelin e La Manshit për të mbërritur në ishull nga Franca.
Që nga Vietnami, ku po kryen turin e tij aziatik disa ditor, Kameron tha se ata që mbërrijnë në Britani do të shpërngulen menjëherë. Por, në Kale të Francës, emigrantët janë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetën për tokën e premtuar.
“E di që është e rrezikshme, por unë nuk kam as pasaportë, nuk kam asgjë. Përpiqemi të kalojmë përmes trenave, por policia franceze nuk sillet mirë”
“Më pëlqen Anglia. Dua të mësoj dhe të punoj. Plus që në vendin tim ka problem politike dhe fetare. Prandaj dua të shkoj në Angli”
“Të gjithë në Europë e dinë që Anglia është mirë. Të gjithë e dinë këtë. Unë dua të takoj familjen time atje. Nuk kam para me vete dhe nuk kam të ardhme në Afrikë”
Kompania që administron tunelin e La Manshit, “Eurotunnel”, i ka kërkuar qeverisë franceze dhe asaj britanike 10 milonë euro dëmshpërblim për shkak të kostove të larta të shtimit të sigurisë, për të përballuar fluksin e emigrantëve që mësynë tunelin çdo ditë.
Që prej fillimit të vitit, kompania raporton se ka bllokuar 37 000 emigrantë që përpiqen të futen në Britani, në atë që konsiderohet si një ndër krizat më të mëdha të emigracionit global.
Sigal