Britani e madhe, sulm i ri në Londër, 20 vjeçari vritet me thikë në rrugë

735
Sigal

Një djalë 20 vjeçar është sulmuar me thikë dhe ka gjetur vdekjen tw shtunën në mbrëmje në Mitcham, në jugperëndim të Londrës. Lajmin e bën të ditur Scotland Yard.

I riu ka gjetur vdekjen në vend dhe policia ka arrestuar të dyshuarin, një 44 vjeçar. Episodi pason vdekjen e një 24 vjeçari i cili u sulmua me thikë të premten në Barking, një zonë periferike në kryeqytetin anglez.

Londra që nga fillimi i vitit numëron më shumë se 60 të vdekur nga sulmet me armë.
Autoritet kanë bërë autopsinë e viktimës dhe bashkiaku i Qytetit, Sadiq Khan, i ka kërkuar policisë ‘të bëjë drejtësi dhe fajtorët të dënohen.