Britani e Madhe, Cameron krijon një fond për kurse anglishteje për emigrantët myslimanë

476
Kryeministri, David Cameron, njoftoi të hënën masa të reja për të detyruar emigrantët myslimanë që të përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze, duke u shprehur se ky veprim ishte i lidhur me nevojën për të bashkuar, integruar dhe ndërtuar një shtet komb. “Një fond prej 20 milionë paund (31 milionë dollar) do të paguhet për kurset në gjuhën angleze për shumë emigrantë myslimanë, veçanërisht gra, ndërsa atyre që janë në Britani me vizë bashkëshorti do tu kërkohet të kryejnë teste të gjuhës”, tha sot Cameron në programin radio të BBC-së. Ai tha se “masa është projektuar për të ndihmuar emigrantët që të integrohen më mirë dhe për të zvogëluar shanset që ata të tërhiqen nga ekstremizmi”. Cameron nuk dha informacione se kur do të fillojë ky program, ose se si do të financohet.
Sigal