Britani e Madhe, 62-vjeçari jeton 10 vjet në pyll për t’u arratisur nga…

539
Ai nuk mundej më të kontrollohej nga bashkëshortja e tij dhe të bënte një jetë që nuk dëshironte ta jetonte. Kështu një ditë lë gjithçka dhe vendos të largohet nga shtëpia e vendos të jetojë në pyll. Ky ka qenë veprimi ekstrem i një kopshtari në Britaninë e Madhe, Malcolm Applegate. Pasi fjeti mes pemëve 10 vjet vendosi në kthehet në Londër, por jo tek bashkëshortja e tij. Tashmë jeton në një qendër për të pastrehët dhe është mjaft i lumtur.
Pasi kthehet nga udhëtimi i tij 10-vjeçar ai ia tregon historinë e tij motrës. Kjo e fundit për gjithë këto vite nuk dinte asgjë për të vëllain dhe e dinte të vdekur. Një histori sa e vërtetë aq dhe e çuditshme, e cila u bë publike nga qendra ku jetonte Malcolm. Ai para se të largohej të jetonte në pyll kishte punuar për 25 vjet si kopshtar dhe kishte qenë i lumtur me punën e tij.
“Më pëlqente shumë puna që bëja, por pastaj u martova dhe gjërat ndryshuan. Që prej asaj periudhe jeta ime ishte gjithmonë dhe më e trishtuar- tha ai. Sa më shumë të punoja aq më shumë bashkëshortja ime nxehej me mua. Nuk donte që të rrija larg shtëpisë.
Donte të më kontrollonte në cdo gjë që bëja, dëshironte që të reduktoja orët e punës. Kështu nuk munda më dhe u arratisa”- vashdoi rrëfimin e tij kopshtari.

“U strehova në një pyll afër, afër Kingston vend i cili u kthye në strëhën time për dhjetë vjet”- tha Malcolm.
Tashmë ai ta treguar se është i lumtur në qendrën ku ndodhet dhe jetën e tij do t’ia dedikoj punës vullnetare. “Jeta ime ka sërish një kuptim”- përfundoi rrëfimin e tij Malcolm.
Sigal