Britani, 50 emigrantë shqiptarë kapen të fshehur në një kamion

208
Britani e Madhe – Policia ka zbuluar më shumë se 50 emigrantë shqiptarët, të cilët ishin fshehur në një kamion në terminalin në Killingholme. Shqiptarët ishin në një kamion që vinte nga Hungaria.
Në vendngjarje ishin pesë makina policie si dhe katër ambulanca për të ofruar ndihmë të shpejtë.
Policia ndaloi kamionin që ishte nisur nga një port në Holandë drejtë Britanisë, sot rreth orës 7:40 dhe vuri në pranga shoferin hungarez.
Mes emigrantëve shqiptarë ishte dhe një grua shtatzënë, e cila u dërgua në spital për kontroll. Policia tha se të gjithë emigrantët janë në gjendje të mirë shëndetësore.