Brexit/ Peticion për përsëritjen e referendumit, mblidhen mijëra firma

523
Në Britani ka nisur një peticion që bën thirrje për mbajtjen e një referendumi të dytë për qëndrimin apo jo në BE. Vetëm në pak orë është arritur që të grumbullohen mijëra firma. Nisma është thirrur nga Oliver Healey, përmes një peticioni të ngritur në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit britanik, e cila ka pasur një numër të madh vizitorësh. Që një peticion të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Qeveria britanike duhet të kalojë 100 mijë nënshkrues, shifër që tashmë është tejkaluar nga rasti në fjalë. Nismëtarët e peticionit thonë se kërkesa e tyre bazohet në një rregull të miratuar për referendumin në fjalë, që thotë se nëse vota pro apo kundër Bashkimit Europian është nën 60 përqind dhe pjesëmarrja është nën 75 përqind, atëherë duhet të mbahet një referendum i dytë. 
Sigal