Brexit mund t’i kushtojë 73 miliardë euro në vit Britanisë

405
Sigal

Gazeta Telegraf/ Britania e Madhe me daljen nga Bashkimi Evropian do të
mund të humbë 73 miliardë euro, apo 66 miliardë funta në vit, tregojnë
dokumentet qeveritare, të cilat i publikoi “Tajms”. në variantin më të keq,
braktisja e tregut të përbashkët evropian dhe kalimi te rregullat e
organizatës botërore të tregtisë do të mund të çonin drejt rënies së BPV-së për
madje 9,5 për qind në 15 vitet e ardhshme.

Paraprakisht këtë javë,
ndërmarrja konsultante Oliver Viman parashikoi humbje diçka më të vogël, por
akoma frikësuese prej 43 miliardë eurove nëse Britania e Madhe gjatë
negociatave për dalje nuk do të jetë e gatshme për lëshime të caktuara ndaj
BE-së.

Ministria e Financave pret rënie
të tregtisë së jashtme dhe investimeve të huaja për një të pestën, ndërsa
rezultati negativ nga ato humbje do të shkaktonte uëje të produktivitetit, që
ndërkaq, do të çonte drejt uljes së madhe të të ardhurave tatimore, shkruan
“The Times”.

gazeta komenton se skenari i
këtillë është i mundur, duke pasur parasysh atë që kryeministrja britnaike Tereza
Mej nuk tregon dëshirë tejet të madhe për marrëveshje me BE-në. Britania do të
duhet të zgjedhë ndërmjet kontrollit të plotë të migrimit apo qasjes drejt
tregjeve evropiane me kushte më të volitshme. Mediumet britanike theksojnë se
lidhjet ekonomike me mbetjen e Unionit janë në plan të dytë, ndërkaq Qeveria
britnaike është e fokusuar në migracionin.

Nëse e braktisë Marrëveshjen
evropiane për liri të lëvizjes, në pajtim të së cilës secili qytetar i BE-së
mund të hyjë lirisht në vend, Londra nuk mund të presë se do të mbetet pjesë e
tregut të përbashkët, është qëndrim i Unionit.

Britania e Madhe tashmë filloi
t’i ndjejë pasojat nga Brekziti. Funta javën e kaluar ra në nivelin më të ulët
në tre dekadat e fundit, që vijoi shpejtë pasi që kryeministrja Mej
paralajmëroi ngritje të procedurës për dalje nga Bashkimi Evropian.