Brexit, ministri gjerman: Duhet diskutuar marreveshja e Britanisë

482
Sigal

Çështja e Brexit është shndërruar në një nga  më të diskutuarat, këtë herë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka folur nëse duhet të ketë diskutim për rihapjen e draftit të marrëveshjes për largimin e Britanisë nga BE.

Në një intervistë për transmetuesin  publik ZDF të enjten ai ka zbuluar edhe bisedën me ministrin e Jashtëm të Britanisë. Sipas tij, këtë javë është bërë e qartë se Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik nuk përkrah idenë e Brexitit pa marrëveshje.

Mass ka thënë se është “vështirë e imagjinueshme” ideja që marrëveshja për Brexit të rikonsiderohet.

“Pra pyetja është se si do të duket marrëveshja. Në fund gjithçka ka të bëjë me pyetjen nëse duhet rihapur marrëveshja, e cila kërkon miratimin e 27 vendeve anëtare, që nënkupton se të gjithë duhet të bashkohen. Kjo është ajo për të cilën duhet diskutuar tani”, ka thënë ai”, ka thënë ai për transmetuesin gjerman, ZDF.