“Brexit”, mbretëresha Elizabetë II: Si do që të jetë, jam ende gjallë!

388
Sigal

“Si do që të jetë, jam ende gjallë!”, kjo ishte deklarata e parë e mbretëreshës Elizabetë II, gjatë shfaqjes së parë publike, pas vendimit të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian. Kjo deklaratë u bë gjatë një vizite dy ditore në Irlandën e Veriut, pas një jave shumë të trazuar për Britaninë e Madhe, pas largimit nga BE.

“Mirdita. Si jeni?”, e pyet zëvendëskryeministri i Irlandës së Veriut, Martin McGuinness, duke shtrënguar dorën e monarkes nën dritën e kamerave. “Si do që të jetë, jam ende gjallë, ha!”, bëri shaka mbretëresha. “Kemi qenë shumë të zënë, shumë gjëra kanë ndodhur”, shtoi ajo. Ndryshe nga referendumi mbi pavarësinë e Skocisë në vitin 2014 ku “jo”-ja fitoi, Elizabetë II nuk e ka komentuar ende zyrtarisht rezultatin e referendumit të së enjtes që e fut Britaninë e Madhe në rrugën e Brexit.