Brexit – May nënshkruan letrën për daljen e Britanisë nga BE-ja

479
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka nënshkruar letrën që zyrtarisht nis daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Zyra e May ka publikuar një fotografi të kryeministres duke nënshkruar dokumentin historik, i cili pritet t’i dërgohet sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tim Barrow, ambasadori britanik në BE, do t’ia dorëzojë letrën personalisht Tuskut sot në orën 12:30 , përmes së cilës, Britania thirret në Artikullin e 50-të të Traktatit të Lisbonës, për të nisur procedurën e daljes nga BE-ja. Ky proces do të zgjasë dy vjet.

Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen nëntë muaj pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga BE-ja.

Zyra e May ka thënë përmes një deklarate për media, ka njoftuar se pas kryesimit të kabinetit në mëngjesin e sotëm, kryeministrja do t’i adresohet Parlamentit britanik dhe do t’ju tregojë ligjvënësve se ajo dëshiron të përfaqësojë “çdo person në Britani të Madhe”, duke përfshirë shtetasit e BE-së në negociatat e Brexit.

“Kjo është vendosmëria ime që të arrijë marrëveshjen e duhur për çdo person në këtë vend”, citohet të ketë thënë May.

Britania iu bashkua Bashkimit Evropian më 1973 dhe është vendi i parë që thirret në Artikullin e 50-të.
Sigal