Brexit, Gjermania: S’ka negociata jozyrtare

434
Gjermania përjashton kategorikisht mundësinë e negociatave jozyrtare me Britaninë përpara fillimit të procesit të shkëputjes. Londrës do t’i lihet mjaftueshëm kohë në dispozicion, por nuk duhet të ketë bllokime, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert. “Një gjë duhet të jetë e qartë, – shtoi ai. – Përpara se Britania të dërgojë kërkesën sipas artikullit 50 të Traktatit të Lisbonës e Këshilli Europian të hartojë udhërrëfyesit për një marrëveshje daljeje, nuk do të ketë bisedime paraprake mbi modalitetet e largimit”. Kampi kunder qëndrimit në BE tani thotë se nuk ka asnjë nxitim për shkëputjen nga blloku europian, ndërsa Franca dhe Gjermania këmbëngulin për një marrëveshje të plotë mbi “Brexit”-in, çfarë nënkupton sipas ministrit francez të Financave, Michel Sapin, se Londra “duhet të ikë sa më parë”. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet në Berlin gjatë ditës me Presidentin francez, Francois Hollande dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi, për të diskutuar mbi situatën e krijuar pas referendumit britanik./TCH
Sigal