Brexit/ ‘BE duhet të bëjë kompromis ose nuk ka marrëveshje’

467
Sigal

Ministri i kabinetit Chris Grayling ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje me BE mbi Brexit nëse nuk zbut qëndrimin e saj në kufirin irlandez.

Komentet e tij vijnë pasi udhëheqësit e BE kundërshtuan planin ‘Chequers’ të Theresa May në samitin e tyre të Salzburgut të enjten.

Shefi i BE Donald Tusk u shpreh se një pjesë e rëndësishme e atij plani nuk do të funksionojë, por kryeministrja birtanike tha se kjo është mënyra e vetme e besueshme për të shmangur një kufi të vështirë irlandez.

Grayling nënvizoi për BBC se ishte i bindur se një marrëveshje mund të arrihet.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 29 mars 2019.

Të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje dhe duan të shmangin një kufi të ‘vështirë’, që do të thotë çdo infrastrukturë fizike, si kamera apo roje postare, midis Irlandës së Veriut dhe Republikës Irlandeze, por nuk po arrijnë të bien dakord sesi ta zgjidhin.

BE ka paraqitur një propozim ku Irlanda e Veriut do të qëndrojë në linjë me BE në fushat kryesore, në bashkimin doganor dhe tregun e përbashkët dhe duke mos pasur nevojë për këto kontrolle kufitare.

Por Britania e Madhe këmbënguli se kjo ishte e papranueshme, pasi kjo marrëveshje do të shkëpusë Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe.

May thotë se propozimi i saj për të nënshkruar një libër të përbashkët rregullash për tregtinë e mallrave dhe një territor doganor të kombinuar me BE-në është e vetmja mënyrë për të shmangur një kufi të vështirë dhe për të mos u ndarë me Mbretërinë e Bashkuar.