Brenda shtëpisë horror, ku babai e mbajti të bijën skllave seksi për 24 vjet

67

Shtëpia ku Josef Fritzl mbajti të mbyllur të bijën për 24 vjet është rikonstruktuar.

Ndërtesa në Amstetten të Austrisë u shndërrua nga pronarët e saj të rinj, Ingrid dhe Herbert Houska, të cilët e blenë për 160 mijë euro Dhjetorin e shkuar.

Nuk dihet nëse banorët e rinj të kësaj ndërtese janë në dijeni të horrorit të ndodhur brenda këtyre mureve, ku Fritzl e mbajti vajzën e tij Elisabeth të mbyllur në bodrum dhe e përdhunoi atë më shumë se 3 mijë herë.

Kjo çoi në lindjen e 7 fëmijëve të tij.

Por pavarësisht historisë së tmerrshme të kësaj prone, të gjitha katet e banimit në të janë dhënë me qira dhe çmimet variojnë nga 392 në 800 euro.

Pronari i kësaj ndërtese, Houska, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Metro” tha se rinovimi i shtëpisë iu duk mënyra më e mirë për të lënë pas të shkuarën e errët të saj.

“Ka ardhur koha për të ecur përpara. Mendoj se diçka e bukur ka dalë në pah dhe e shkuara është varrosur. Shumë prej banorëve më kanë përgëzuar dhe janë të lumtur”.

Megjithatë, bodrumi ku Elisabeth u mbajt e mbyllur për 24 vjet vjet me radhë, është i ndaluar që të përdoret nga autoritetet e Amstetten.

Elisabeth ishte vetëm 18 – vjeç, kur babai i saj i sëmurë e futi në bodrumin e banesës, ku e drogonte dhe e përdhunonte atë vazhdimisht.

Fritzl i tha bashkëshortes së tij se e bija ishte larguar nga shtëpia dhe i ishte bashkuar një kulti.

Bodrumi ishte i izoluar, duke bërë që ai ta mbante të bijën të fshehur për 24 – vjet.

Gjatë kësaj periudhe ajo solli në jetë 7 fëmijë. Një prej tyre vdiq pak pas lindjes dhe u zhduk nga Fritzl, tre prej fëmijëve u sollën në banesë që të jetonin me të dhe bashkëshorten Rosemarie.

Elisabeth

Ai i tha kësaj të fundit se fëmijët ishin të Elisabeth dhe se ajo i kishte lënë në derë të shtëpisë pasi nuk mund të kujdesej për to.

Tre fëmijët e tjerë u mbajtën në bodrumin e izoluar. Ata ishin të moshës 5 deri në 19 – vjeç kur u liruan dhe do të shihnin dritën e diellit për herë të parë në 2008 -ën.

Krimet e tmerrshme të Fritzl u zbuluan kur fëmija më i madh i bodrumit, një vajzë 19 – vjeçare u sëmur rëndë.

Elizabeth iu lut babait të saj që ta dërgonte në spital dhe pak më vonë ishin mjekët që njoftuan policinë, pasi morën në pyetje adoleshenten që nuk e kishte parë kurrë më parë botën e jashtme.

Josef Fritzl

Josef Fritzl

Në Mars të 2009 -ës, Fritzl u dënua me burgim të përjetshëm, për akuzat e vrasjes nga neglizhenca, skllavërim, incest, përdhunim, etj.

Sot, 82 – vjeç, një dokumentar i ri zbuloi se përdhunuesi famëkeq, beson se një ditë do të rifitojë lirinë.