Brenda pritjes së dasmës mbretërore: Idris Elba luan D.J. dhe George Clooney kërcen me dy dukesha…

827
Sigal

Kështjella Windsor kurrë nuk kishte parë një martesë mbretërore si kjo. Dhe është e sigurt të thuhet se Frogmore House, vendi i pritjes për darkën e dasmës të princ Harry dhe Meghan Markle (gjithashtu të njohur si Duka dhe dukeshja e Sussex), kurrë nuk i kishte parë aq shumë VIP-a të admirojnë kopshtet e saj të bukura.

Detaje të reja kanë dalë nga darka dhe vallëzimet super-ekskluzive, e cila u mbajt në një tendë në oborrin e shtëpisë së Frogmore, ku vetëm 200 mysafirë morën “biletën e artë” të ditës. Princi Charles priti aktivitetin e mbrëmjes dhe personalisht përshëndeti çdo mysafir së bashku me Camilla, William dhe Kate.

Sipas The Sun, një darkë me tri pjata, e cila përfshinte mish derri si pjatë e parë, i shuar  me Pol Roger Champagne. Sikurse Vanity Fair raportoi në javët para martese, çifti punësoi organizator eventesh të Fait Accompli për t’i ndihmuar ata të planifikonin mbrëmjen, e cila ishte plot me surpriza.

Kishte fjalime të përzemërta nga Harry dhe Meghan, duke shkelur kështu traditën, së bashku me një fjalim prekës nga dëshmitari, Princi William, i cili tha se ishte i kënaqur të mirëpriste Meghan në familje. Diana u përmend sigurisht dhe William tha se Meghan ishte gjëja më e mirë që t’i ndodhte Harryt”.

Charles dhe Camilla u larguan pak para orës 11 për t’i “lënë të rinjtë vetëm”, por jo më parë se James Corden, i cili luante rolin e komedianit dhe atë natë, nxiti një valle të improvizuar ku u pa Charles, William dhe Harry të kërcejnë me Meghan dhe nënën e saj, Doria Ragland. Ndërkohë, miqtë e nuses që ishin ftuar gjithashtu në ngjarje siguruan që mbrëmja të mbetej në nivelin VIP.

Ndryshe nga dasma e William dhe Kate në 2011, ku shumë emra të mëdhenj u larguan pas ceremonisë së dasmës, yjet më të mëdhenj u ftuan në dasëm, duke përfshirë George dhe Amal Clooney, (George ishte një nga mysafirët e fundit që qëndruan), Sir Elton John, kolegët e Meghan nga seriali Suits, Serena Williams, dhe Priyanka Chopra. Daily Mirror njoftoi se Clooney kishte vallëzuar me Kate dhe Meghan para mbrëmjes spektakolare të fishekzjarreve.

 

Duke pasur parasysh se Harry u takua me Meghan në Soho House, stafi i Shtëpisë Soho, duke përfshirë themeluesin Nick Jones, Markus Anderson dhe publicist Isabelle May, ishtin gjithashtu aty për të festuar me të porsamartuarit dhe kishte ndihmuar me ushqimet e darkës e duke përgatitur kokteje të personalizuar. Njëra pije ishte me bazë rum dhe xhenxhefil të quajtur “Kur Harry Takoi Meghan”, i cili ishte shërbyer gjithandej në salla dhe kopshtet e Frogmore House.

Image result for idris elba meghan and harry wedding

Gjatë darkës, Meghan mbajti një fjalim, në të cilin ajo falënderoi nënën e saj për mbështetjen e palëkundur jo vetëm në ditën e dasmës, por “tërë jetën time”. Ajo gjithashtu falënderoi vjehrrin e saj, Princi Çarls dhe gjithë familjen e Harry që e bënë atë të ndjehet aq e mirëpritur.

Sigurisht që qeni i saj i dashur, Guy, nuk ka munguar në festim, qeni, i cili mbërriti në Windsor në një Land Rover të zi, së bashku me askënd tjetër përveç Mbretëreshës Elizabeth, u bashkua me të ftuarit.

Harry gjithashtu kishte mysafirë të afërt, me lot në sy ai falenderoi ata për të gjitha dhe më pas ju drejtua gruas së tij duke thënë se mezi priste që të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij me të. Ka pasur referenca të pahijshme për të kaluarën e egër të Harry, kur shokët e tij Charlie van Straubenzee dhe Tom Inskip dolën në skenë së bashku me William për ta ngacmuar Harry, por nuk kishin përmendur fundjavën e famshme të beqarisë të princit në Las Vegas.

Image result for elton john meghan and harry wedding

Kishte shumë të veçanta gjatë natës – nga pambuk sheqeri në pantofla për ato me taka të larta dhe çanta të personalizuara për të marrë në shtëpi – ndërkohë që aktori Idris Elba mori përsipër për të luajtur klasikët së bashku me D.J. Sam Totolee. Ka pasur edhe lojëra me pije, duke përfshirë pong birrë.

Ndërsa kamerat ishin të ndaluara gjate darkës (telefonat u dorëzuan në fillim), shumë vizitorë arritën të vjedhnin në smartphonët e tyre momente të veçanta të mbrëmjes. Gabriel Macht, kolegu i Meghan në serialin Suits, zgjodhi Instagram-in për t’i dërguar çiftit një mesazh: «Udhëtimi juaj së bashku të jetë plot me dashuri dhe fëmijë», – shkroi ai, ndërkohë që gruaja e tij, Jacinda Barrett, komentoi: “Sa bukur dhe e gëzuar ishte sot. Kam kërcyer kur Elton John këndoi, qesha me fjalimin e shkëlqyer të Princit Charles dhe unë jam e nderuar të dëshmoj dashurinë tuaj për njëri-tjetrin. ”

Të porsamartuarit u larguan menjëherë pas mesnatës për në Kështjellën Windsor, ku Mbretëresha kishte rregulluar që ata të kalonin natën e parë si bashkëshortë në një nga dhomat e pronës. Çifti ka shtyrë muajin e mjaltit në Afrikë më vonë këtë vit. Të martën, ata do të marrin pjesë në angazhimin e tyre të parë zyrtar si bashkëshortë në një mbrëmje në Buckingham Palace me Princin Çarls.