Brenda javës mund të goditet Britania e Madhe nga sulmet terroriste

459
ISIS është duke planifikuar një sulm terrorist brenda disa javësh në Britaninë e Madhe. Agjencitë europiane të inteligjencës kanë thënë se sulmet mund të jenë të ngjashme me ato të Parisit. 
CNN duke cituar një zyrtar të antiterrorit thotë se Britania e Madhe është objektivi i radhës i Shtetit Islamik. 
Sipas informacioneve 800 britanikë i janë bashkuar grupit terrorist, por pas fillimit të bombardimeve ata janë urdhëruar të kthehen në vendin e tyre e të kryejnë sulme.
Ky paralajmërim vjen vetëm dy ditë pas Parlamenti Britanik votoi pro sulmeve ajrore kundër ISIS në Siri dhe Irak. Kryeministri britanik David Kamerun ka thënë se 7 komplote janë shkatërruar vitin e kaluar nga agjencitë e zbulimit.
Por autoritetet janë sërish në alarm pasi nga 800 britanikë që luftojnë në Siri, 400 prej tyre janë kthyer e shumica prej tyre janë të paidentifikuar.
Sulmet e të premtes së zezë të 13 nëntorit në Paris shkaktuan 120 të vdekur si dhe rreth 350 të plagosur. 
Sigal