Brejtësi i ri në akuariumin në Kaliforni

505
Një vidër e sapolindur ka tërhequr vëmendjen në akuariumin në plazhin Monterey, në Kaliforni, teksa qëndronte e ngjitur me kraharorin e nënës së saj, e cila e përkëdhelte vazhdimisht.
“Kjo vidër është shumë e këndshme dhe e dashur. Është kaq bukur ta shohësh kështu” tha Logan Phares, një vizitor. “Është shumë e këndshme. Vërtet një bebe e vogël” tha vizitori Brooke Rosenstein. Së shpejti, nëna dhe vidra e vogël do të largohen nga ky akuarium i mbrojtur dhe do të rikthehen në oqean për të kërkuar ushqim.
Sigal