Brazili përballë krizës më të thellë ekonomike

437
Brazili po përjeton recesionin më të keq në historinë e tij, ndërsa efektet e masave shtrënguese të qeverisë kanë qenë të ngadalta dhe vendi vijon të mbetet i rrënuar nga skandalet e korrupsionit.

Tkurrja ekonomike është përkeqësuar në tremujorin e katërt, me një rënie 0.9 për qind, pas një rënie prej 0.7 për qind në tre muajt e mëparshëm.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i ekonomisë së parë të Amerikës Latine shënoi rënie në 3,6 për qind në 2016, pas shifrës 3,8 për qind në 2015, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.

Me këtë rënie prej 7,2 për qind brenda dy viteve, recesioni është edhe më i fortë se në vitet 30 (minus 5,3 për qind mes harkut kohor 1929 dhe 1933).
Sigal