Brazili nën alarm, 29 të vdekur nga ethet tropikale

515
Sigal

Është futur në gjendje alarmi qyteti i San Paolos, në Brazil, për ethet e dengut, ose ndryshe të njohura si ethet tropikale.

Sipas mediave lokale numri i viktima të infektuar nga sëmundja tropikale, në fakt, është rritur në thuajse 100 %. Sipas autoriteteve shëndetësore, në dy muajt e para të vitit janë regjistruar të paktën 29 të vdekur, përkundrejt 3 të regjistruar në të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Janë në total 36.761 numri i personave të goditur nga epidemia në fillim të 2019 ndërsa 16 raste të tjera janë ‘nën vëzhgim’.

Ethet tropikale paraqesin sëmundje e cila shkaktohet nga një virus që bartet nga mushkonjat. Rastet e lehta zhvillohen me skuqje dhe simptoma të ngjashme me gripin. Disa njerëz, sidomos fëmijët, mund të zhvillojnë forma shumë më serioze të sëmundjes, të njohur si  sindroma e shokut të etheve tropikale.