Sigal

Një zjarr  me përmasa gjigande ka përfshirë Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, institucioni më i vjetër shkencor në vend. Ndërtesa përmban më shumë se 20 milionë objekte dhe zjarrfikësit bënë gjithçka ta shpëtojnë me çdo kusht këtë koleksion të rrallë.

Deri më tani nuk ka asnje raportim për të lënduar. Nga pamjet e trasmetuar nga televizioni shtetëror  Brazilian pamjet janë shumë të rënda duke treguar sesi nisi zjarri.

Në këtë muze, mes flakëve nuk ka përfunduar vetëm historia e Brazilit. Shumë e shohin atë si simbolin e qytetit të Rio de Zhaneiros e mbase edhe të gjithë vendit, por edhe si metaforën e tyre dhe të krizës që i përfshiu sidomos pas Lojërave Olimpike, me rënien e thellë të ekonomisë dhe skandalet politike.