Brazil, arrestohet modelja hajdute, mashtroi më shumë se 500 persona

494
E bukur, bionde dhe një hajdute e paparë: Bruna Cristine Menezes de Castro, 25 vjeçe, një modele braziliane e njohur si “Barbie”, në rrjetet sociale, është arrestuar në Goiania (në qendër të vendit) me akuzën përvetësim borxhi.

Sipas policisë, më shumë se 500 persona janë mashtruar në pesë vitet e fundit nga e reja, e cila përfitonte nga pamja joshëse për të mashtruar viktimat e saj.
Bukuroshja “Barbie”, kishte arritur t’u tregonte atyre madje se kishte nevojë për para sepse ishte e sëmurë me kancer.
Në bazë të hetimeve, mashtruesja, e cila kishte vepruar edhe në qytete të tjera të Brazilit, si në Brazilia dhe Rio de Zhanejro, krijonte profile të rreme në ueb, ku njoftonte shitjen e prodhimeve të rëndësishme, si smartphone, kozmetikë dhe parfume. Sapo merrte pagesën nga viktima e radhës, ajo zhdukej pa dhënë asgjë.
Sigal