Aeroplani rrëzohet në rrugët e qytetit dhe më pas shpërthen në flakë, shënohen tre viktima

472
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Brazil, pasi një aeroplan është rrëzuar në rrugët e populluara të qytetit të Kaikarës, e më pas ai ka shpërthyer në flakë.

Aeroplani është rrëzuar menjëherë pasi ka nisur fluturimin e tij nga aeroporti i ‘Carlos Prates’ i ndodhur në Belo Horizonte.

Sipas raportimeve të bëra avioni ishte i përmasave të vogla, dhe ajo çfarë është më e çuditshme është fakti se është hera e dytë në 7 muaj që një avion rrëzohet në të njëjtën rrugë, në Kaikara.

Aeroplani kishte në bordin e tij vetëm 4 persona, një pilot dhe 3 pasagjerë.

Si pasojë e rrëzimit, 3 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar dhe ndodhen në spital.

Nga rrëzimi dhe flakët e shumta të avionit janë bërë dhe shumë dëme materiale, ku mbi dhjetëra makina janë shkatërruar.

Aeroplani është rrëzuar mbi makinat e parkuara, dhe kjo është arsyeja që famtirsisht numri i viktimave është 3 e jo më shumë.