Brad Pitt ofron 120 mijë dollarë për të ndjekur një episod të “Game of Thrones” me Emilia Clarke

46
Plot 120 mijë dollarë ka qenë shuma që aktori Brad Pitt ka vendosur të paguajë për të ndjekur privatisht një seri të ‘Game of Thrones’ së bashku me Emilia Clarke.
Duket se aktori është një fans i “çmendur” i serialeve të ‘Game of Thrones’ dhe jo vetëm, por edhe pas Emilia Clarke.
Ankandit të shpallur së fundmi, në të cilën oferta ishte: “Sa do të paguanit për të ndjekur privatisht një seri të GOT së bashku me Emilia Clarke?”, aktori iu përgjigj fillimisht me 80,000 mijë dollarë, ofertë e cila u hodh poshtë nga të tjerë fansa.
Por një gjë e tillë nuk e ka ndalur aspak Brad Pitt, i cili ka bërë një ofertë të re, që kapi vlerën e 120,000 mijë dollarëve. Por sërish një tjetër fans ofroi më shumë, e duket se këtu Brad është dorëzuar dhe nuk ka ofruar më shumë, duke humbur mundësinë për të ndjekur privatisht një seri të GOT së bashku me Emilia Clarke.