BQE nuk pranon propozimin e Athinës: Bursa do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur

443
Banka Qëndrore Europiane ka hedhur poshtë propozimin e autoriteteve greke për të rihapur Bursën e Athinës pas kufizimeve për tregtarët grekë e të huaj.
Këtë e tha zëdhënësi i bursës greke për Bloomberg.
Tani pritet vendimi i Ministrit të Financave, që të prezantojë kufizimet e kërkuara nga Frankfurti. Dhe në këtë pikë, nuk ka gjasa që tregtia të rifillojë të hënën.
Ministri tani duhet të prezantojë disa kufizime për përdorimin e parave nga llogaritë bankare greke për këmbimet në tregun financiar. Këto kufizime duhet të jenë të përkohshme.
Bursa e Athinës është e mbyllur që nga data 29 qershor.
Sigal