Bota nuk gjen qetësi/ Një tërmet godet ishullin ku po qëndron Princ Harry dhe Meghan

550
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur ishullin Vancouver, aty ku po qëndron Princ Harry dhe Meghan Markle.

Sipas “Daily Mail” tërmeti u raportua rreth orës 1 e 30, sipas kohës lokale. Zyrtarët njoftuan se nuk ka raportime për dëme.

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit në Amerikë qetësoi banorët, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezik për cunam në ishull pas tërmetit.

Duka dhe Dukesha e Sussex po qëndrojnë në një rezidencë të mrekullueshme 14 milionë dollarësh, në ishullin e Vancouver.